
Atmosferë e zjarrtë para përballjes Shqipëri – Serbi
Nëpër rrugët e sheshet e Tiranës ka filluar të mbretërojë atmosferë e zjarrtë në prag të përballjes në futboll Shqipëri- Serbi.
Grupe të tëra tifozësh ia kanë marrë këngës dhe valles në mbështetje të Kombëtares sonë.
Përballja me Serbinë është e rëndësishme për kualifikim për Kupën e Botës 2026.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.