Atmosferë e shkëlqyer te Dardanët para ndeshjes me Sllovakinë
Kombëtarja e Kosovës në hendboll, nesër do të përballet me Sllovakinë, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2025.
Dardanët mbrëmë në Povazska Bystrica të Sllovakisë, kanë mbajtur seancën e radhës në prag të duelit me sllovakët.
Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, atmosfera në taborrin e Kombëtares sonë është e shkëlqyer dhe optimist për rezultat pozitiv në duel me Sllovakinë.
“Jemi në Povazska Bystrica të Sllovakisë, në palestrën ku të enjten prej orës 18:00 e kemi ndeshjen me sllovakët, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2025. Atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer, ndërsa hendbollistët tanë janë të përkushtuar për të dhënë maksimumin në kërkim të suksesit”, thuhet në njoftimin e FHK-së.