Atletico-Real, reagon Marciniak: Fola unë me VAR-in, Mbappe nuk më tha asgjë

Atletico-Real, reagon Marciniak: Fola unë me VAR-in, Mbappe nuk më tha asgjë

Szymon Marciniak nuk është dakord.

Gjyqtari polak, i cili përfundoi në qendër të stuhisë për shkak të penalltisë së anuluar ndaj Alvarezit për prekjen e dyfishtë gjatë sfidës mes Atleticos dhe Real Madridit, përsëriti për portalin Win Win atë që ndodhi në fushë:

“Isha unë ai që i informova gjyqtarët e VAR-it se kishte 99% mundësi që Alvarez ta kishin prekur dy herë topin”.

Gjyqtari i ndeshjes mohoi më pas historinë e lidhur me Mbappe, fillimisht francezi dukej se ishte i vetmi që e kishte parë dinamikën dhe ua kishte raportuar arbitrave: “Është absolutisht e rreme, Mbappe nuk më tha se kishte pasur dy prekje”.

Marciniak më pas donte të përsëriste: “Të jem i sinqertë, nuk jam përballur kurrë me një situatë si kjo në karrierën time të arbitrimit. Lojtarët i dinë rregullat”.

Share This