Atletico kap vendin e katërt
Atletico Madrid arriti një fitore të rëndësishme për vendin e katërt në ligën spanjolle.
Skuadra e Diego Simeones mposhti Betis 2-1, ndërkohë që Myrto Uzuni me Granadën u mund keq nga Villareal.
Atletico Madrid u rikthye te fitorja të dielën, pas hapit fals me Almerian javën e kaluar. Skuadra e Diego Simeones mundi 2-1 Betis dhe forcon pozitat në vendin e katërt. Bardhekuqtë kaluan në epërsi në minutën e tetë, kur Silva dërgoi në portën e tij topin pas një tentative largimi.
Njëzet minuta më pas, Morata kishte shansin e dyfshimit, nga pika e penalltisë, por portieri ndali gjuajtjen.
Megjithatë, sulmuesi e kompensoi në fundin e pjesës së parë, kur shënoi golin e dytë për Atletikon. Betis shkurtoi diferencën në minutën e 62-të, kur Karvaljo shënoi një gol të shkëlqyer nga jashtë zonës, por përpjekjet e mëpasme të të dyja skuadrave nuk sollën më ndryshim rezultati.
Më herët, Villareal shpartalloi 5-1 Granadën, për të cilën Myrton Uzuni luajti gjatë gjithë lojës.