Athletic Bilbao ‘viktima’ e radhës e Real Madridit
Real Madrid ka vazhduar me rezultate të shkëlqyeshme, duke shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos.
Skuadra madrilene është duke marshuar drejt titullit kampion, ku triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Bilbaos.
Vendasit ishin shumë herë më të mirë nga fillimi, duke dominuar në të gjitha aspektet.
Rodrygo me një eurogol nga distanca i dha epërsinë Realit, duke e lënë të shtangur portierin mysafir (8’).
Bilbao tentoi të këndellet dhe ta barazonte rezultatin përmes Inaki Williams, mirëpo Lunin me një super pritje s’e lejoi.
Derisa Bilbao po provonte ta barazonte, Reali në stilin e kundërzbritjeve u hodh në sulm – ku Jude Bellingham e gjeti për mrekulli Rodrygon, i cili dribloi një mbrojtës dhe shënoi për 2:0 (78’).
Kështu, Real Madrid mbetet lider i padiskutueshëm në La Liga me 75 pikë, derisa Bilbao qëndron në pozitën e katërt me 56 sosh.
“Los Blancos” tani do të kenë plot nëntë ditë pushim për t’u bërë gati për përballjen ndaj Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu” në kuadër të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.