Atentat në Francë- Vritet 47-vjeçari shqiptar, plagosen 3 persona. Autori qëlloi nga skuteri

Atentat në Francë- Vritet 47-vjeçari shqiptar, plagosen 3 persona. Autori qëlloi nga skuteri

Vritet nga një atentat mafioz 47-vjeçari shqiptar Ylli Bezhani, ndërsa mbetën të plagosur tre persona, mes të cilëve edhe djali 24-vjeçar i viktimës.

Ngjarja ndodhi në lagjen Teisseire të Grenoble në Francë ku 47-vjeçari shqiptar u qëllua me 5 plumba nga një person i cili po lëvizte me një skuter elektrik.

Si pasoj e të shtënave, mbeti i plagosur djali, nipi i Ylli Bezhanit dhe një tjetër shqiptar, identiteti I të cilit ende nuk është bërë me dije. Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Policia po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa vijon ende të jetë në kërkim të autorit.

Share This