Atalanta, Marseille e West Ham favoritët fitojnë përballjet e mbrëmjes në Europa League
Priteshin fitore të favoritëve dhe ato ndodhën. Atalanta, Marseille e West Ham nuk kanë zhgënjyer në përballjet e mbrëmjes, të vlefshme për raundin e 4-t të fazës së grupeve të Europa League.
Kështu, në “Geëiss Stadium”, “bergamaskët” e Atalanta kanë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, austriakët e Sturm Graz, me golin e vetëm të sfidës që erdhi nga “kollosi” i mbrojtjes, Berat Gjishmshiti, me “legjionarin” e Kombëtares sonë, që arriti të shënonte në përballjen e 200-të me fanellën e “zikaltërve”, duke e çuar skuadrën në kuotën e 10 pikëve në grupin D.
Në “OPAP Arena” të Athinës, francezët e Marseille kanë arritur një fitore me shumë vlera në sfidën e mbrëmjes së kësaj të enjteje, ndaj grekëve të AEK-ut të Athinës, teska në minutën e 25’-të të sfidës, qendërmbrojtësi kongolez, Chancel Mbema dërgon në rrjetë një krosim të Clauss e më pas Ismaila Sarr dhënoi në minutën e 93’-të për të siguruar një tjetër fitore, në fazën e grupeve të Europa League, duke marrë vendin e parë në grupin B, me 8 pikë.
Ndërkaq, në “London Stadium”, “çekanët” e West Ham kanë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, “gjigantët” grek të Olympiacos, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 72’-të të saj, me “fantazistin” brazilian, Lucas Paqueta, i cili mposht portierin Paschalakis, me një goditje potente, duke u shkëputur në krye të grupit A, me 9 pikë.
Ndërkaq, në sfidat e tjera të mbrëmjes, spanjollët e Real Betis mundën qipriotët e Aris Limassol, me rezultatin e thellë, 4 me 1, “shqiponjat” gjermane të Freiburg fituan me rezultatin e thellë, 5 me 0, ndaj serbëve të TSC, Molde mposhti Hacken me rezultatin 1 me 3, Rangers triumfoi me rezultatin, 2 me 1, ndërsa Sporting fitoi ndaj polakëve të Rakoë, me rezultatin, 2 me 1. /abc/