Aston Villa me përmbysje mposht Tottenhamin

Aston Villa me përmbysje mposht Tottenhamin

Aston Villa ka arritur fitore tejet të madhe në udhëtim te Tottenhami.

Aston Villa me përmbysje e ka mposhtur Tottenhamin, me rezultat 1-2, të dielën në kuadër të Premier League-s.

Dueli mes “Spurs” dhe Aston Villa-s, ka dhuruar një superpërballje, me aksione të mira, raste të shumta dhe tre gola të shënuara.

Ishin nikoqirët që përmes Celso (22’), kaluan në epërsi prej 1-0. Skuadra mike u rikthye në lojë në finish të pjesës së parë kur P.Torres (45+7’), barazoi shifrat në 1-1.

Lojë dinamike është luajtur edhe në pjesëlojën e dytë. Watkins (61’), gjeti golin e fitores për Astona Villan, e cila tani ngjitët në pozitën e katërt me 28 pikë, dy më shumë së Tottenhami.

Share This