Aston Villa e pamposhtur në “Villa Park”, ndaj Arsenal regjistroi një rekord të veçantë
Aston Villa është padiskutim surpriza më e bukur e kampionatit anglez, me ekipin e Emery që po shijon një moment fantastik, pasi aktualisht pozicionohet si forcë e tretë me 35 pikë, vetëm dy pikë më pak se kryesuesit e Liverpool.
Titulli është një fjalë e madhe në fjalorin e klubit për momentin, por kjo formë i lejon ata që të shpresojnë edhe pse sezoni është i gjatë.
Por, tani Aston Villa krenohet me faktin se në këtë edicion ka 8 fitore në 8 takimet e luajtura në “Villa Park”, por jo vetëm kaq, pasi me suksesin e fundit, atë ndaj Arsenal, skuadra ka vendosur një rekord të veçantë.
Triumfi ndaj ekipit të Mikel Arteta-s ishte suksesi i 15-të radhazi në shtëpi, një formë që Aston Villa nuk e kishte prekur kurrë më parë në historinë e saj 149-vjeçare.
Në këtë rrugë, në “Villa Park” kanë dalë pa pikë skuadra si, Neëcastle, Manchester City, Fulham apo edhe Arsenal dhe pikërisht, “topçinjtë” janë skuadra e fundit që kanë marrë pikë në shtëpin ë Aston Villa-s, në shkurtin e këtij viti, me suksesin 2-4.
Prej asaj sfide, skuadra e Unay Emery nuk është ndalur në Premier League duke koleksionuar vetëm fitore, teksa ka hyrë në muajin e 10-të sa i përket këtij rekordi.
Tashmë, Aston Villa sheh përpara një kalendar deri diku të favorshëm sa i përket kampionatit dhe objektivave sezonal, ndërsa deri në përfundim të këtij viti, në “Villa Park” do të zbresin Sheffield UTD më 22 dhjetor dhe Burnley më 30 dhjetor për të vijuar formën fantastike në shtëpi edhe për të thelluar akoma edhe më shumë këtë rekord. /SS/