“Asnjë nuk e di të ardhmen e Brojës”, Ramadani: Gjithçka për Sylvinhon

“Asnjë nuk e di të ardhmen e Brojës”, Ramadani: Gjithçka për Sylvinhon

Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e parë yë Euro 2024, atë ndaj Italisë në datën 15 qershor.

Një nga titullarët e trajnerit Sylvinho, Ylber Ramadani thekson se kuqezinjtë e njohin mire kundërshtarin.

“E dimë që kemi mbështetjen e shumë shqiptarëve dhe na kjo na bën të ndjehemi krenarë. Do të futemi në fushë për të bërë maksimumin, duam të marrim një rezultat pozitiv. Sylvinho, ka bërë një grup të shkëlqyer, të bashkuar dhe ne bëjmë atë që na kërkon.

Zhvilluam kualifikuese të jashtëzakonshme, shpresojmë që edhe në grup të bëjmë mirë. Ne e njohim mirë Italinë, kemi 10 lojtarë që luajnë në Serie A. Do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultat”.

Nder të tjera, Ramadani foli edhe për të ardhmen e tij, por edhe për atë të Brojës.

“Më mirë të mos flas për të ardhmen, pasi përndryshe më merr në telefon drejtori sportiv i Leçes. Jemi të përqëndruar në Europian dhe të shohim çfarë do të ndodhë më pas.

Broja? As ne nuk e dimë të ardhmen e tij, e përsëris jemi të përqëndruar të Europiani. Ai mund të luaj kudo, në çdo skuadër të botës sepse ka një potencial të jashtëzakonshëm”.

Share This