“Asnjë lojtar që i ofrohet Zvicra, nuk e zgjedh Kosovën” – Babai i Valon Behramit
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke komentuar ndeshjen e së shtunës mes perfaqësuesës së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, babai i ish futbollistit Valon Behrami, Ragip Behrami ka thënë se ka emocione të veçanta dhe është i barabartë në përkrahje mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ai tutje ka thënë se Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka qenë aktive dhe prezente në koordinim me futbollistët kosovarë që luajnë për Zvicrën.
“Asnjë lojtar që i ofrohet Zvicra ta dish, nuk vjen në Kosovë me luajtë”, ka thënë Behrami.
Ai ka thënë po ashtu se lojtarët po hezitojnë për shkak siç thonë ata keqtrajtimit nga Federata e Kosovës dhe të gjithë e kanë mendjen dhe duan të luajnë për Zvicrën.
Udhëheqësi i “Dardanëve”, Lul Berisha ka thënë se është e drejtë e tyre por jo me përdorë ftesën e Kosovës. /Gazeta10/