Asllani: Tani edhe unë jam gati

Asllani: Tani edhe unë jam gati

Sapo ka realizuar ëndrrën e tij me Shqipërinë dhe synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira te Interi.

Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, një titullar absolut për kombëtaren e tij dhe synon të ngjitet lartë edhe te zikaltërit.

“Vitin e kaluar e dija që isha i treti në rolin e organizatorit dhe se kisha më pak minuta”, tha ish-lojtari i Empolit.

“Tani edhe unë jam gati. E admiroja këdo që ishte përpara si Brozovic. E kam studiuar atë, ashtu si Calhanoglu që po më ndihmon shumë. E njëjta gjë vlen edhe për klubin dhe Inzaghin. Unë po marr mbështetje të madhe prej tyre për rritjen time. Kur do të jem titullar? Nuk ka afat kohor, Unë jam duke punuar shumë, dua të krijoj hapësirën time dhe të kem më shumë minuta me Interin”, ka theksuar Asllani.

Juventusi është në horizont, si e shihni ndeshjen?

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ata janë të fortë, ne do të shkojmë atje të bëjmë lojën tonë dhe të synojmë më të mirën. Mund të thuash që është një ndeshje titulli, por le të shohim se ka shumë ekipe në garë”.

Për objektivin sezonal, zgjidhni titullin në Serinë A apo Ligën e Kampionëve?

“Unë e shikoj nga ndeshja në ndeshje. Ne po bëjmë një përparim të madh në ligë, tani kemi kaluar në Champions League dhe synojmë vendin e parë. Ylli i dytë është një ëndërr e realizueshme, do të përpiqemi të shohim se çfarë ndodh”.

Çfarë raporti keni me Inzaghin?

“Trajneri më ndihmon dhe më ka ndihmuar, ka folur me mua, më ka dhënë minuta që nuk e prisja. Gjithçka vjen nga puna”.

U kualifikuat me Shqipërinë, do të luani Evropianin bashkë me Italinë.

“Jam i lumtur për të gjithë djemtë që luajnë me mua dhe për të gjithë italianët, e meritojnë. Do të ishte mirë të takoheshim në Kampionatin Evropian”.

 

Share This