Asllani që i tha “Po” Kosovës: Gjithmonë e kam pasur ëndërr, po mundohem ta bëj realitet
Federata e Futbollit të Kosovës i ndau çmimet për më të mirët e vitit 2023.
Gjatë ndarjes së çmimeve, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e prezantoi futbollistin më të ri të Kosovës.
Ai është 21-vjeçari Fisnik Asllani, qendërsulmuesi i Austria Wienës. Asllani në Klan Kosova tha se është tejet krenar për ftesën e “Dardanëve”.
Futbollisti theksoi se e la Gjermaninë për Kosovën.
“Gjithmonë e kam pasur ëndërr të luajë për Kosovën. Jam duke u munduar ta bëj ëndrrën realitet”, tha Asllani.
Fisnik Asllani po kalon një formë të jashtëzakonshme në Bundesligën austriake.
Ai i ka luajtur deri më tani 11 ndeshje dhe i ka shënuar dy gola.
Asllani ka luajtur edhe në Kupën e Austrisë, ku në dy ndeshje ka shënuar një gol.