Asllani pas fitores ndaj Romës: Jemi një grup i bashkuar

Asllani pas fitores ndaj Romës: Jemi një grup i bashkuar

Nga këmbët e tij nisi dhe goli i fitores së Interit ndaj Romës.

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, e justifikoi në mënyrë më të mirë të mundshëm besimin që i dha trajneri Inzaghi duke e aktivizuar në vendin e Çalhanoglu në minutën e 75-të.

Asllani foli pas triumfit 1-0 ndaj Romës për mikrofonin e “Inter TV”, teksa deklaroi:

“Nuk është kurrë e lehtë të hysh në fushë kur kanë mbetur pak minuta dhe rezultati është 0-0. Fatmirësisht ia pasova topin Dimarkos edhe më pas erdhi goli i Turamit. E zotëruam topin nga fillimi në fund, duhet të vazhdojmë kështu.

Si grup jemi gjithmonë bashkë, Çalhanoglu më ndihmon në çdo seancë stërvitore. Ne duhet të vazhdojmë së bashku dhe objektivat me siguri do të vijnë. Duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, ka ndeshje në të cilat jemi më të lodhur. Ne duhet të ecim përpara në këtë mënyrë”, deklaroi Asllani.

Share This