Asllani nuk bind si titullar, mediat shkruajnë për të
Inter, nën-kampion i Europës, e nisi rrugëtimin e tij në Champions League me një barazim.
Skuadra zikaltër nuk shkoi më shumë se një 1-1 ndaj Real Sociedad në transfertë.
Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares shqiptare e nisi takimin nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën e 55’/, nbjë zëvendësim që erdhi shumë shpejt, për vetë faktin se lojtari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 12’ dhe ky aspekt nuk e ndihmoi shumë. Mediat në Itali kanë dhënë vlerësimet e tyre për paraqitjen e Asllanit.
portmediaset i ka dhënë notën 5’, Sky Sport 5.5 ndërsa Eursport notën 4.5 me përshkrimin: Ishte lojtari që thirrej më tepër nga Inzaghi, duke mos arritur asnjëherë të kapërcejë presingun apo t’i japë thellësi skuadrës. Sigurisht që roli është delikat , nuk mund të presësh standardet e Calhanoglu-s apo ato të Brozovic. Megjithatë, të gjitha gjërat konsiderohen zhgënjyese, shkruan Eurosport për paraqitjen e Asllanit. Në përfundim të takimit, trajneri i Interit Simone Inzaghi u shpreh
“Të gjithë mund të bënim diçka më shumë, nga unë i pari. E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë kundër një rivali me vlera.
Ndryshimet në formacion? Më pas është gjithnjë e lehtë të flasësh, do të doja të kisha bërë ndonjë ndryshim më shumë pasi djemtë kanë luajtur shumë këtë periudhë, kanë qenë të angazhuar edhe me ekipet përfaqësuese.