Asllani: Një natë si lider, ta shijojmë

Asllani: Një natë si lider, ta shijojmë

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, ka folur për “Sky” pas fitores 1-0 ndaj Genoas.

“Ata janë një ekip i organizuar, i stërvitur mirë dhe erdhën në ‘San Siro’ për të luajtur një ndeshje të madhe. Jemi të kënaqur me paraqitjen tonë, na është dashur të kemi shumë durim dhe sonte e dimë që jemi të parët. Ndërsa presim Napolin, do ta shijojmë këtë fitore”, theksoi Asllani.

Ka ndikuar humbja me Juven?

“Sigurisht. Kur humbasim nuk jemi kurrë të lumtur, por filluam sërish fuqishëm nga e marta dhe kjo mbrëmje na shpërbleu. Fituam një ndeshje shumë të vështirë”, tha reprezentuesi i Shqipërisë.

Share This