Asllani mund edhe Gjimshitin, “Zikaltërit” fitojnë me “poker” dhe “blindojnë” vendin e parë në Serie A
Mund të thuhet se janë kampionët më të ri të Italisë, pavarësisht se matematika ende nuk e ka bërë të vetën.
“Zikaltërit” e Inter kanë arritur një tjetër fitore të madhe, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure ka arritur sërish të triumfojë me “poker”, duke mundur me rezultatin e thellë 4 me 0, skuadrën e Atalanta, për ta çuar në 11 serinë e ndeshjeve të luajtura e të fituara, në vitin 2024.
Matteo Darmian, Lautaro Martinez, Federico Dimarco e Davide Frattesi ishin protagonistët e këtij rezultati, me katër lojtarët, që shënuan respektivisht, nga një gol, në minutat 26’, 45+1’, 54’ e 72’, për të siguruar një tjetër fitore të madhe, teksa pjesë e kësaj fitoreje ishte edhe talenti i Kombëtares sonë, Kristjan Asllani, i cili luajti për plot 90 minuta në fushën e blertë.
Falë këtij rezultati, “Zikaltërit” e Simone Inzaghi thellojnë edhe më shumë diferencën me “Bardhezinjtë” e Juventus, që ndodhen në vendin e dytë të tabelës, së Serie A, teksa tashmë janë plot 12 larg këtyre të fundit.
Ndërkaq, Atalanta e Berat Gjimshitit mbetet në vendin e 5-të të tabelës, me 46 pikë dhe është sërish në garë për një biletë të UEFA Champions League.