
Asllani, goli i dytë radhazi: Është për nënën time
Ndeshja e dytë radhazi si titullar dhe goli i dytë radhazi për Kristjan Asllanin.
Mesfushori shqiptar zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në fushën e Torinos, duke e drejtuar Interin nga dhoma e kontrollit me teknikë dhe personalitet.
Asllani kurorëzoi paraqitjen e tij me një gol të rëndësishëm, i cili erdhi në fillim të pjesës së dytë nga pika e bardhë. Një penallti perfekte, e shënuar ndaj një specialisti si Milinkoviç-Savic: një gol që Kristjan ia dedikoi një personi të rëndësishëm në jetën e tij.
“Është gjithmonë mirë të jesh vendimtar, tani le të mendojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur për të shkuar në finale në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim dhe më pas do të shohim se çfarë bën Napoli”.
“Duhet të japim më të mirën, edhe nëse kjo nuk varet nga ne. Ne kemi një dëshirë të madhe për të fituar, unë kam qenë këtu për tre vjet, sepse dëshira e madhe për të fituar Ligën është gjithmonë. Golin ia kam dedikuar nënës sime, por edhe gjithë familjes, sepse ata janë gjithmonë me mua”.