ASK: Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë

ASK: Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt të vitit 2024 (TM4 2024). Sipas të dhënave të ASK-së, indeksi i përgjithshëm i kostos së ndërtimit është rritur me 0.6% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 (TM3 2024). Ndërsa, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (TM4 2023), ky indeks ka shënuar një rritje prej 4.4%.

Tremujori i katërt 2024 – Tremujori i tretë  2024,   0.6 %

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje  për ( 0.6%) në tremujorin e katërt (TM4) 2024  krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2024.

Rritje kishte transporti  (2.4%),pagat (0.9 %) , materialet (0.5%) ,kostot tjera (0.4%) dhe energjia (0.1%), ndërsa  zbritje kishte tek makineritë (-0.2 %).

Tremujori i katërt  2024 – Tremujori i katërt 2023,   4.4%

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (4.4%) në tremujorin e katërt  (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2023.

“Rritje më të madhe kishte te energjia  (20.6%), pagat (12.8%),transporti  (10.9%) ,materialet (2.7%), makeniritë (0.8%), dhe kostot e tjera (0.7%)”, njofton ASK, raporton rtk.

Share This