Asisti i Xherdan Shaqirit mban gjallë shpresat për titull, kapiteni i Baselit në sezon të çmendur pas rikthimit

Asisti i Xherdan Shaqirit mban gjallë shpresat për titull, kapiteni i Baselit në sezon të çmendur pas rikthimit

Xherdan Shaqiri po zhvillon një sezon të çmendur me Basselin.

Mesfushori shqiptar u afrua në verë dhe ka qëlluar të jetë goditje me vlerë.

Baseli po lufton për titullin kampion, ndërsa sot goli i vetëm i fitores u asistua nga Shaqiri. Bazeli fitoi me rezultatin 0-1 përballë Zyrihut.

Aktualisht qëndron me 1 pikë më pak se Lugano që kryeson. Vetë Shaqiri ka asistuar 11 gola dhe ka shënuar 6 të tjerë në kampionat.

Kapiteni 33-vjeçari po udhëheq klubin e tij, që kërkon titullin pas 8 vitesh.

Share This