Asist i Gjimshitit, dygolësh i Koopmeiners, Atalanta “kockë e fortë” për Juven, Milani i dyti
Juventusi lë pikë të tjera në Serinë A, duke u detyruar t’i lëshojë vendin e dytë Milanit.
“Zonja e Vjetër” barazoi 2-2 me Atalatën në “Allianz Stadium”, ku u zhvillua një ndeshje emocionuese me gola dhe raste, po pa një fitues.
Atalanta realizoi e para me Koopmeiners, pas një skeme perfekte, por bardhezinjtë e përmbysën përkohësisht rezultatin me golat Cambiaso dhe Milik, por bergamaskët barazuan me të njëjtin autor, Koopmeiners, pas asistit të dhënë nga Berat Gjimshiti.
Mbyllet me avantazhin e Atalantës pjesa e parë e takimit me Juventusin në “Allianz Stadium”.
Në minutën e 35-të të takimit, në zhvillimin e një goditjeje të lirë, futbollistët miqtë zbatojnë një skemë, që që u dhuron një gol fantastik. Pasalic, nuk godet drejtpërdrejt portën, por asiston Koopmeiners, që finalizon saktësisht, duke tundur rrjetën, 0-1.
Juventusi realizon dy herë brenda pak minutave. Cambiaso barazon rezultatin në 1-1 në të 66-tën.
Katër minuta më vonë realizon Milik.
Atalanta kundërpërgjigjet me golin e Koopmeiners, i asistuar nga Gjimshiti.