“Asgjë nuk është mbyllur për kreun”, Reijnders: Nder që luaj dhe shënoj në San Siro
Pas disfatës me Atalantën, Milan u rikthye te fitorja teksa mposhti në San Siro, Monzën me rezultatin e pastër 3-0.
Ai që hapi llogaritë e sfidës për kuqezinjtë ishte Tijjani Reijnders falë një inksursioni të bukur në minutat e para të ndeshjes.
Pas takimit me Monzën, holandezi theksoi se beson ende tek titulli kampion pavarësisht se skuadra është disi mbrapa në krahasim me Interin kryesues.
“Për mua është një nder që të shënoj dhe të luaj në San Siro, jam shumë i lumtur. Në këtë sezon kemi kaluar momente te vështira si ai ndaj Atalantës, por ia kemi dalë të reagojmë. Vendi i parë? Asgjë nuk ka mbaruar, jemi këtu për t’i shkuar garës deri në fund. Mund të bëjmë mirë edhe në Europa League, është shumë e rëndësishme që të mendojmë pozitivisht”, u shpreh Reijnders.