
Asensio: Ndeshja me Tottenham-in është vendimtare për objektivat evropianë
Mesfushori i Aston Villa-s, Marco Asensio, ka thënë se dueli me Tottenhamin është ndeshje vendimtare në garën për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Aston Villa dhe ‘Spurs’ do të përballen sonte në një sfidë ku pikët janë tejet të rëndësishme në ‘luftën’ e fortë për zonën e ‘Champions-it’.
“Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Tottenham. Si gjithmonë jemi përgatitemi mirë. Jemi shumë të fortë në shtëpi dhe duam ta fitojmë”, ka thënë Asensio.
“Objektivi ynë i parë ishte të sigurojmë pjesëmarrjen në Evropë, por tani duam më shumë. Hapi i parë është të fitojmë sonte në shtëpi, me mbështetjen e tifozëve tanë. Ndjehemi mirë, ndjehemi të fortë. Atmosfera në Villa Park është e pabesueshme”.
“Të premten duam të fitojmë një tjetër ndeshje për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt objektivit përfundimtar të sezonit – që është të jemi në pesë vendet e para”, ka theksuar spanjolli.
Aston Villa synon të rikthehet në elitën e futbollit evropian pas një sezoni mbresëlënës nën drejtimin e Emery, dhe përballja me Tottenhamin pritet të jetë vendimtare për këtë objektiv.