Asani, sërish “yll” i UEFA-s

Asani, sërish “yll” i UEFA-s

Sërish Jasir Asani, sulmuesi i lindur në Shkup ka vendosur që në çdo ndalesë eleminatoreje të pushtojë kopertinat e UEFA-s.

Rreth 3 muaj pas realizimit të tij të parë me Moldavinë ku u përzgjodh edhe si një nga golat më të bukur të qershorit, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare bëhet kryefjalë edhe me “silurin” e pjesës së parë në “Arenën Kombëtare”.

UEFA-s në rrjetet sociale shkruan: Çfarë goditje, Jasir Asani, duke e veçuar realizimin e sulmuesit kuqezi si një nga më të bukurit e muajit shtator. Këto janë eleminatoret e golave fantastikë pasi në shumicën e rasteve, Shqipëria e ka gjetur rrugën e rrjetës nëpërmjet rrugës më të vështirë të mundshme.

Në muajin qershor, goli i Asllanit në Ishujt Faroe dhe ai i Asanit me Moldavinë u përzgjodhën si më të veçantët e javës ndërsa Nedim Bajrami shtoi një tjetër perlë në 7 shtator në Pragë.

Një gol tjetër anormal për Kombëtarën Shqiptare është edhe i treti i sigluar në Ishujt Faroe nga Ernest Muçi pas një aksioni model që u finalizua me të djathtën kirurgjikale të sulmuesit tiranas.

Share This