Asani: Nuk frikësohem nga asnjë prej skuadrave të grupit

Asani: Nuk frikësohem nga asnjë prej skuadrave të grupit

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka thënë se nuk i frikësohet asnjë prej skuadrave të grupit në Euro 2024.

Shqipëria bën pjesë në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, ndërsa duke folur për “Sport Elite” në RTK, futbollisti i Gwangju FC është shprehur se frikë ka vetëm Zotin.

“Tri ekipet që i kemi në grup duhet t’i marrim një nga një. Nuk ua kam frikën kundërshtarëve, të gjithë jemi njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë. Ne duhet t’i gëzojme tifozët tanë”, ka thënë ai.

Share This