As Hekuran Murati nuk i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentar

As Hekuran Murati nuk i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentar

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryeparlamentar.

Ai në përpjekjen e 56-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është propozuar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje nga Donika Gërvalla, e cila ka dhënë edhe arsyetimet e kësaj kandidature. Megjithatë, edhe kësaj radhe nuk u arrit kuota e 61 votave.

Nga 115 deputetë të pranishëm për kandidaturën e Muratit votuan 57 deputetë, kundër 51 dhe 6 deputetë kanë abstenuar.

Pasi ka kumtuar rezultatin kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar të dielën.

Në fillim të seancës ai ka sqaruar se në përpjekjen e kaluar gjatë votimit të kandidates së propozuar nga LVV, Donika Gërvalla është bërë një gabim. “Në votim kanë marrë pjesë 115 deputetë e jo 116, prandaj rezultati i votimit për Donika Gërvallën është 56 për, 56 kundër dhe 3 abstenime”, ka sqaruar ai.

Share This