“AS”: Fati largohet nga Barcelona
Barcelona dhe Ansu Fati raportohet se janë afër ndarjes.
Fati duket se brenda pak ditësh do t’i thotë lamtumirë klubit katalonas. Sipas mediumit të njohur spanjoll “AS” Fati ka vendosur të largohet nga ‘Camp Nou’.
Lojtari thuhet se i ka kërkuar agjentit të tij që t’i kërkojë një klub të ri.
Ai është duke u monitoruar nga dy klubet e mëdha të Premier Leagues, Arsenal dhe West Ham, derisa edhe klubi arab Al Hilal është i interesuar për yllin e ‘Blaugranave’.
Fati duke se do ta ketë vështirë të gjejë një vend në skuadrën e Xavi Hernandezit, andaj tashmë lojtari kërko një klub të ri ku do të mund të luajë rregullisht.
Kartoni i Fatit-t kap shifrën 35 milionë euro.