“As e mendoja Fonsecën për Milanin”, Sacchi: Ky do të ishte trajneri ideal për Milanin!

“As e mendoja Fonsecën për Milanin”, Sacchi: Ky do të ishte trajneri ideal për Milanin!

Paulo Fonseca, është një hap larg zyrtarizimit si trajneri i ri i Milanit.

Megjithatë, portugezi është një zgjedhje që nuk i pëlqen aspak legjendës së kuqezinjve, Arrigo Sacchi.

Ky i fundit thekson se as nuk e kishte menduar Fonsecën si një alternativë për Milanin, ndërsa ngriti pyetjen se përse drejtuesit kuqezinj nuk tentuan firmën me një si Roberto De Zerbi.

“Fonsecën e kisha harruar pak këto vitet e fundit dhe nuk e kam ndjekur shumë, ndaj nuk dua të futem në detaje. Shpresoj që Milani të ketë një strategji të mirëmenduar, por Fonseca nuk është një nga ata emra që e kisha menduar për kuqezinjtë. Do të kisha preferuar De Zerbin. Një djalosh që ka bërë mirë në çdo skuadër, mendoj se do të ishte trajneri ideal për Milanin. Unë them se De Zerbi është një nga më të mirët në qarkullim, e njoh prej vitesh. Madje, e pëlqeja aq shumë sa isha unë që ia sugjerova drejtuesve të Sassuolos para pesë vitesh”, u shpreh Sacchi. /SS/

Share This