Artizanati, pjesë e pandarë e trashëgimisë kulturore
Artizanati është një trashëgimi e çmuar që ka qenë pjesë e kulturave të ndryshme për mijëra vjet.
Në zonën e Elbasanit kjo krijimtari është transmetuar brez pas brezi dhe praktikohet ende në ditët tona si pjesë e pandarë e trashëgimisë kulturore.
DRTK Korçë sjell shembullin e njërës prej artizaneve të qytetit të Elbasanit, Etlevës e cila realizon punime të ndryshme me grep, shtiza, qëndisje me makinë, punime me rruaza etj. Të gjitha këto punime ajo i bën duke ndërthur bukur motive dhe elemente tradicionale shqiptare nga më të larmishmet.
Artizania shprehet se pasioni dhe mjeshtëria për artizanatin janë një trashëgimi e çmuar nga nëna e saj, të cilën e ndjen për detyrë ta mbajë gjallë dhe ta përcjellë më tej.