Arteta pëlqen yllin e Real Madrid, Arsenal përgatit ofertën për Brahim Diaz
Arsenal është i gatshëm të bëjë një përpjekje të dukshme me synimin për t’u bërë konkurrues për titujt kryesorë.
Sipas informacioneve nga “Central Defense”, Mikel Arteta, trajneri i Arsenal, është mahnitur nga perfomranca e Brahim Diaz, lojtarit të Real Madrid që teorikisht nuk do të shitej nga spanjollët.
Megjithatë, ky medium nxjerr në pah se 14 herë fituesi i Champions League mund të rishqyrtojë situatën e mesfushorit sulmues nëse merr një ofertë të madhe. Për më tepër, tashmë ka një propozim nga Arsenal që do të arrijë në 40 milionë euro për të plotësuar kërkesat e Artetas për skuadrën e tij në Londër.
Në të njëjtën kohë, nuk mund të anashkalohet fakti se Brahim Diaz do të ishte një kërkesë e Bayern Munich për t’i dhënë dritën jeshile operacionit për Alphonso Davies.