Arteta paralajmëron Realin: Arsenal është i aftë të arrijë në gjysmëfinale

Arteta paralajmëron Realin: Arsenal është i aftë të arrijë në gjysmëfinale

Pas kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, skuadra e Arsenalit do të përballet me kampionët në fuqi të Real Madrid.

Një përballje e vështirë për “topçinjtë” që kanë si mision të eliminojnë skuadrën që e ka këtë turne të preferuan e tij.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i bëri thirrje lojtarëve të tij të mos kenë frikë të ndërmarrin hapin tjetër në Evropë pavarësisht rivalit që kanë përballë.

“Ne duhet të vlerësojmë këtë arritje të madhe që po bëjmë në Evropë”, ka thënë Arteta.

“Ne kemi bërë vazhdimisht lojëra të mira në Ligën e Kampionëve dhe tani duam të bëjmë hapin tjetër, i cili do të jetë shumë i vështirë. Gjithsesi, ne jemi shumë të aftë për ta bërë këtë gjë, për të shkuar në gjysmëfinale”, ka shtuar Arteta.

“Për ne Liga e Kampionëve është i rëndësishëm sepse ne duam ta fitojmë atë. Jemi një klub që dëshiron të jetë më i miri në Evropë dhe dëshiron të konkurrojë me klubet më të mira në botë. Për ta bërë këtë, duhet të jesh vazhdimisht aty, të luftosh me më të mirët. Është shumë e vështirë, por ne e kemi bërë për dy vjet rresht dhe kemi kapacitetin dhe aftësinë për ta bërë edhe më mirë”, ka përfunduar Arteta.

Share This