
Arteta optimist: E mundim Realin
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta në konferencën për media një ditë para duelit me Real Madridin, është shprehur i bindur se londinezët mund të triumfojnë në duel me ‘Los Blancos’.
Arsenal dhe Real Madrid do të ballafaqohen të martën mbrëma në ‘Emiratës’ në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
“Kam besim te skuadra. Jam i bindur se do të fitojmë”, ka thënë Arteta.
Ai beson se nuk do të mungojë përkrahja e tifozëve të skuadrës së tij në duel me kampionët në fuqi të Evropës.
“Kur luajmë këso lloj ndeshjesh, është një mundësi e madhe për të krijuar një atmosferë fantastike në stadium dhe ne kemi nevojë për një atmosferë fantastike”, ka theksuar strategu spanjoll.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Realit fillon në orën 21:00.