Arteta me vlerësim të madh për Emery

Arteta me vlerësim të madh për Emery

I jashtëzakonshëm ka qenë përparimi i Aston Villas nën drejtimin e Unai Emery, sipas trajnerit aktual të Arsenalit, Mikel Arteta.

E diela e kësaj jave është dita kur Arsenal dhe Aston Villa takohen në kuadër të Premier League.

Aktualisht Arsenal kryeson kampionatin, kurse Villa gjendet në pozitën e pestë në tabelë.

“Ajo që ata kanë bërë që kur Unai e mori drejtimin është e jashtëzakonshme. Ai  ka pasur një ndikim të madh përsa i përket performancës. Skuadra është  ende në garat evropiane dhe luajti mbrëmë. Me të vërtetë jam i impresionuar nga ajo që ka bërë,” u tha ka thënë Arteta gazetarëve.

Share This