Arteta: Më pëlqen kur fitojmë me 10 lojtarë
Arsenali vuajti shumë në ndeshjen ndaj Crystal Palace, por mori tri pikët e plota (0-1).
“Topçinjtë” i përgjigjen Brighton dhe Man.City, tre ekipet e vetme me 6 pikë në 2 javët e para të Premier Ligë.
Arsenali e realizoi golin e vetëm në pjesën e dytë, kur Odegaard u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Londinezët ngelën me 10-të lojtarë pas minutës së 67-të, detaj që nuk ndikoi në rezultatin final, me “topçinjtë” që festojnë për këtë trepikësh.
Mikel Arteta, trajneri i Arsenal shijon këtë fitore të vuajtur të ekipit të tij: “Më pëlqen jashtëzakonisht shumë kur fitojmë në këtë mënyrë, me 10-të lojtarë. Nuk lejuan kundërshtarin të afrohej në zonë, të na vendoste në rrezik fitoren”.