Arteta i zhgënjyer me humbjen ndaj Aston Villa-s

Arteta i zhgënjyer me humbjen ndaj Aston Villa-s

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur i zhgënjyer me humbjen nga Aston Villa.

“Topçinjtë” bën hap fals në garën për kreun e tabelës, dhe tashmë Man City është lider i Premier League-s.

“Nëse ngecim në një ndeshje të tillë, atëherë nuk jemi mjaftueshëm të fortë”, tha Arteta pas ndeshjes.

“Nëse doni të fitoni tituj, kur të arrini në momentin vendimtar, duhet të fitoni”, ka theksuar strategu spanjoll.

Pas humbjes nga Aston Villa, Arsenal është i dyti me 71 pikë, aq sa ka edhe Liverpool, kurse, Man City kryeson tabelën me dy pikë më shumë.

Share This