Arteta i lumtur me rinovimin e Odegaard: Lajm i madh për Arsenalin
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta në konferencën për medie në prag të ndeshjes kundër Tottenham, ka folur edhe për rinovimin e kontratës me Odegaard.
Norvegjezi dhe ‘Topçinjtë’ tashmë kanë firmosur kontratën e re. Arteta thotë se është i lumtur që Odegaard ka vazhduar kontratën me Arsenalin, sepse sipas tij, norvegjezi është lojtar i madh dhe i rëndësishëm për klubin londinez.
“Ky është një lajm i madh për klubin dhe ekipin. Jam shumë i lumtur për të. Ai e meriton”, ka thënë Arteta.
“Mendoj se ai e ka gjetur vendin e tij ku është i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Nëse keni rreth jush lojtarë që ju bëjnë më të mirë, ky është një avantazh i madh dhe mendoj se lojtarët rreth tij i vlerësojnë cilësitë e tij”, ka theksuar strategu spanjoll.