Arteta i kundërpërgjigjet Wengerit: Njëjtë kemi luajtur edhe vjet, është emocionuese

Arteta i kundërpërgjigjet Wengerit: Njëjtë kemi luajtur edhe vjet, është emocionuese

Trajneri Mikel Arteta thotë se rikthimi në Ligën e Kampionëve nuk është shqetësuese por thjesht emocionuese pavarësisht deklaratave të Arsene Wengerit.

Tekniku francez deklaroi ditë më parë se “Topçinjtë” do të humbasin shumë pikë në Premierligë shkaku i pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve, kompeticion që s’kishin luajtur që nga marsi i vitit 2017.

Sidoqoftë, Arteta ka deklaruar se lojtarët janë të emocionuar për këtë kompeticion dhe kjo nuk do t’iu nxjerrë probleme.

“Është e njëjtë sikurse vitin e kaluar. Ne luajtëm çdo tre ditë, por ishte në Ligën e Evropës, prandaj vetëm kompeticioni është ndryshe”.

“Sigurisht, kërkesat dhe pritjet e kompeticionit janë ndryshe sidomos pasi kemi qenë jashtë që shtatë vite. Por është emocionuese”.

“Këtu duhet të jemi. Kur shikon ndeshjet që do t’i luajmë, mendoj se të gjithë mezi po presin”.

Sa i përket përballjes me Everton, PSV dhe Tottenham brenda një jave, ai shtoi: “Jam vërtetë i emocionuar dhe sigurisht Everton është i vetmi në mendjen time fillimisht. Rekordi ynë flet vetë”.

“Nuk kemi fituar që gjashtë vite prandaj duhet ta fitojmë dhe të jemi në formën më të mirë për t’i mposhtur, duhet të nisim nga këtu”, shkruan nacionale.

Arsenal ndodhet në të njëjtin grup me Sevillan, PSV dhe Lens në kuadër të Ligës së Kampionëve, prandaj shihen si favorit i padiskutueshëm.

Share This