Artem Dovbyk ndiqet nga Juve, ja sa kërkon Girona

Artem Dovbyk ndiqet nga Juve, ja sa kërkon Girona

Klubi i madh italian, Juventus raportohet se është e interesuar për yllin e Gironas, Artem Dovbyk.

Dovbyk po bën një sezon të madh me klubin nga katalonia, duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.

‘Zonja e Vjetër’ është një nga klubet e interesuar për asin e Gironas.

Sipas medieve italiane, torinezët prej kohësh janë duke e ndjekur Artem Dovbyk e Gironas.

“Girona është e hapura për ta shitur Artem Dovbykë për çmimin 40 milionë euro”, shkruajnë mediet italiane.

Drejtuesit e Juvës, thuhet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit dhe se shumë shpejtë torinezët pritet të nisin negociatat me klubin spanjoll për transferimin e Dovbyk në afatin kalimtar të kësaj verë.

Share This