
Arsim Thaqi zyrtarisht merr drejtimin e FC Prishtinës
Tashmë edhe zyrtarisht Arsim Thaqi është trajner i ri i FC Prishtinës.
Ish-trajneri i disa klubeve kosovare, do të jetë pasues i francezit Jean-Michel Cavalli, i cili dje u largua nga skuadra bardhekaltër.
FC Prishtina përmes një njoftimi, ka konfirmuar ‘timonierin’ e Prishtinës.
“Trajneri me përvojë në futbollin e Kosovës, Arsim Thaqi do t’i udhëheqë “bardhë e kaltërit” deri në fund të këtij sezoni. 53 vjeçari kishte qenë pjesë e Prishtinës në të kaluarën si trajner dhe si drejtor sportiv. Stafit të trajnerëve të ekipit i është bashkuar edhe Blerim Bunjaku”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve.
Sfida e parë për trajnerin Thaqi do të jetë të mërkurën ndaj Dritës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.