Arsenali shkund Newcastle Unitedin
Arsenal është treguar skuadër shumë e fortë për Newcastle Unitedin, në kuadër të derbit së xhiros së 26-të në Premier League.
“Topçinjtë” ishin mahnitës nga minuta e parë, duke dominuar në të gjitha aspektet për të fituar me rezultat 4:1 në fund.
Pas vetëm 18 minutave lojë, Sven Botman në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi brenda rrjetës duke i dhënë epërsinë Arsenalit.
Kurse, ishte Kai Havertz që dyfishoi epërsinë me një gol nga afërsia pas një aksioni mahnitës (24’).
Arsenal vazhdoi të dominojë edhe në pjesën e dytë, me Bukayo Sakan që realizoi një gol solo, ku portieri Karius vetëm e shikoi topin (65’).
Ndërsa, katër minuta më vonë Jakub Kiwior përfitoi nga harkimi i Declan Rice për ta vulosur çështjen e fituesit (69’).
E tëra që bëri Newcastle Utd ishte goli i nderit, i shënuar nga Joe Willock me kokë pas asistimit të Burn (84’).
Kësisoj, Arseal qëndron në pozitën e tretë me 58 pikë ndërsa Newcastle Utd renditet në vendin e tetë me 37 sosh.