Arsenali po e vëzhgon mbrojtësin e Barcelonës

Arsenali po e vëzhgon mbrojtësin e Barcelonës

Klubi anglez, Arsenal raportohet se është i interesuar për mbrojtësin e Barcelonës, Mika Faye.

Faye verën e kaluar iu bashkua gjigantit spanjoll nga skuadra kroate NK Kustosija.

Qendërmbrojtësi premtues nënshkroi një kontratë deri në vitin 2027 dhe aktualisht po luan tek Barca Atletic.

Sipas mediave spanjolle, Arsenali po ndjek vazhdimisht Faye të cilin synon ta blejë këtë verë.

Duke pasur parasysh krizën financiare Barcelona është e gatshme të shesë lojtarin për një çmim të volitshëm.

Share This