Arsenali përgatitet largime të mëdha, kërkon një top-sulmues

Arsenali përgatitet largime të mëdha, kërkon një top-sulmues

Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta, pritet që gjatë kësaj verë, t’i largojë disa lojtarë kyç për të siguruar fonde për të rindërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

“Topçinjtë” fundjavën që lamë prapa humbën pikë ndaj Manchester United në një barazim zhgënjyes 1-1, duke i lejuar Liverpool-it të forcojë kryesimin në Premier League me 15 pikë diferencë.

Këtë sezon, skuadra e Arteta-s është goditur nga lëndimet, përfshirë edhe ato të Kai Havertz dhe Gabriel Jesus, duke e lënë trajnerin spanjoll pa një sulmues të mirëfilltë.

Sipas ‘Daily Star’, Arsenal-i është në kërkim të një sulmuesi të ri, por më parë duhet të shesë disa lojtarë për të siguruar fondet e nevojshme për një investim të madh në repartin ofensiv.

Oleksandr Zinchenko, Jorginho, Thomas Partey dhe Kieran Tierney siç raportohet, pritet të largohen këtë verë.

Jorginho, Tierney dhe Partey po i afrohen fundit të kontratave të tyre, ndërsa Zinchenko ka humbur vendin e titullarit përballë Riccardo Calafiori-t. Largimi i të katër lojtarëve do të sillet një shumë të konsiderueshme fondesh, të cilat do të përdoreshin për të transferuar një sulmues që mund të sigurojë gola në mënyrë të vazhdueshme – diçka që Arsenal-it i ka munguar këtë sezon të garave.

Ndërkohë, emrat e Viktor Gyökeres (Sporting Lisbon), Benjamin Sesko (RB Leipzig) dhe Alexander Isak (Neëcastle United) po lidhen gjithnjë e më shumë me Arsenalin.

Share This