
Arsenali mposht Chelsean në derbin anglez
Arsenali ka shënuar fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Chelseat, e vlefshme për javën e 29-të në Premierligë.
Goli i vetëm u shënua nga Merino në minutën e 20-të, i asistuar nga Martin Odegaard.
Më pas deri në fund, ndeshja nuk pati gola.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 58-të pikëve në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Chelsea mbetet i katërti me 49 pikë.