Arsenali luan “tenis” me West Hamin
Arsenal ka regjistruar një fitore të thellë ndaj West Hamit, në kuadër të xhiros së 24-të në Premierligë.
“Topçinjtë” ishin të jashtëzakonshëm duke triumfuar me rezultat të thellë 0:6 në udhëtim.
Willian Saliba kaloi Arsenalin në epërsi pas 24 minutave lojë, duke realizuar me kokë pas harkimit të Declan Rice.
Ndërsa, ishte Bukayo Saka që u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar epërsinë (41’).
Vetëm tre minuta më vonë Gabriel realizoi golin e tretë pas një tjetër asistimi fantastik të Rice (44’).
Arsenal nuk u ndal më kaq, duke shënuar edhe tre herë tjera për t’i arkëtuar pikët e plota. Bukayo Saka realizoi një tjetër gol të bukur pas një bashkëpunimi me Martin Odegaardin (63’).
Për fitoren u përkujdes Rice që realizoi një eurogol ndaj ish klubit (66’).
Me këto tre pikë, Arsenal qëndron në pozitën e tretë me 52 pikë, dy më pak se ldieri Liverpool kurse West Ham renditet në pozitën e tetë me 36 sosh.