Arsenali, Liverpool i ri? Bernardo Silva: ‘Reds’ kanë fituar Premier dhe Champions

Arsenali, Liverpool i ri? Bernardo Silva: ‘Reds’ kanë fituar Premier dhe Champions

Bernardo Silva, anësori i Manchester Cityt, ka folur për Arsenalin e Artetës pas barazimit të djeshëm 2-2 në Premier League.

“Pse ka dallim mes kohës kur sfidonim Liverpoolin për titull dhe tani kur luajmë kundër Topçinjve?

“Ndoshta sepse Liverpool tashmë e ka fituar Premier League dhe Arsenali jo. Liverpool, në atë kohë, kishte fituar edhe një Champions League, ndërsa Arsenali jo”.

“Liverpooli gjithmonë është përballur me ne për të fituar ndeshjet. Nga ky këndvështrim, ndeshjet tona kundër Arsenalit nuk ishin si ndeshjet kundër Liverpoolit dhe janë akoma”!

Ishte një ndeshje e mirë?

“Pak a shumë. Vetëm një skuadër erdhi për të luajtur futboll. Tjetra erdhi për të luajtur në kufijtë e asaj që ishte e mundur dhe çfarë lejoi arbitri, për fat të keq, që ishte një seri ngjarjesh që shkaktuan humbje kohe. Gjëja që më shqetëson më së shumti është se kemi shumë takime me FA, ata na thonë se do t’i monitorojnë këto lloj situatash dhe do t’i ndalojnë, por në fund nuk ka asgjë”.

Çfarë nuk ju pëlqeu?

“Në aksionin e parë e kuptuam se çfarë do të ndodhte. Ne kishim një lojtar të dëmtuar pasi e dërguan në tokë dy herë në 10 minuta. Ne pranuam një gol pasi arbitri thirri kapitenin tonë dhe më pas nuk e lejoi të rimarrë pozicionin e tij. Goli i dytë është bllokimi nga ana e tyre ndaj portierit tonë, i cili u lejua nga arbitri”, përfundoi ai për Daily Mirror.

Share This