“Arsenali ka një shans të madh për ta fituar Premierligën”

“Arsenali ka një shans të madh për ta fituar Premierligën”

Legjenda e Manchester Unitedit Gary Neville thotë se Arsenal mund ta fitojë titullin e Premierligës, pas asaj fitore ndaj Man Cityt.

“Topçinjtë” të dielën triumfuan kundër “Qytetarëve” falë një autogoli të vonshëm të Nathan Akes, i cili devijoi gjuajtjen e Gabriel Martinellit.

Neville thotë se skuadra londineze mund të përfitojë nga ‘uria’ e lojtarëve dhe ta fitojë kampionatin anglez.

“Mendoj se kanë një shans të mirë për ta fituar Premierligën”.

“Duhet t’i mbajnë lojtarët në formë. Janë 100 për qind më të mirë me Declan Rice në mesin e fushës. Ti kërkon më shumë nga qendërsulmuesit dhe të dy hasën vështirësi ndaj Cityt”.

“Duhet ta mbash Rice në formë, ideja që Gabriel Magalheas të mos luante në fillimin e sezonit ishte eksperiment që të mos përsëritet. Ata dy qendërmbrojtës ishin kryesor ndaj Cityt sepse po qëndronin përballë lojtarit më të mirë në botë në atë pozitë Erling Haaland”.

“Ta mposhtësh Cityn dhe t’i japësh Bukayo Sakas tre javë pushim është vërtetë gjë e mirë. Dy qendërmbrojtësit dhe Saka duhet t’i mbajnë në formë. S’mund ta fitojnë ligën pa ta”, deklaroi ai për “Sky Sports”, shkruan nacionale.

Arsenal momentalisht është pozitë e dytë në Premierligë me 20 pikë, aq sa ka Tottenham derisa Man City zë vendin e tretë me 18 sosh.

Share This