Arsenali e nis me fitore, mposht Nottingham Forest

Arsenali e nis me fitore, mposht Nottingham Forest

Arsenali i Mikel Artetës e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premier League.

“Topçinjtë” të shtunën në ‘Emiratës’ mundën Nottingham Forest, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së parë elitare në Angli.

Të besuarit e Artetës u treguan ekip më i mirë, sidomos në pjesën e parë kur edhe shënuan dy gola.

Fillimisht Nketiah (26’), zhbllokojë lojën, kurse, Saka (32’), dyfishojë epërsinë e londinezëve, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Lojë e interesante u zhvillua edhe në fraksionin e dytë. Awoniyi (83’), ngushtojë epërsinë e Arsenalit (2-1), por kjo ishte krejt çfarë bëri skuadra mike.

Nënkampionët e Anglisë arkëtojnë trepikëshin e parë në këtë sezon të garave.

Share This