Arsenali e kërkon yllin Sportingu-t, gati superoferta
Arsenal po shqyrton mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Sporting CP, Viktor Gyokeres, gjatë këtij muaji.
Sipas “The Independent”, interesi i Arsenalit për suedezin po rritet.
“Topçinjtë” thuhet se mund të nënshkruajnë me Gyokeres për çmimin 80 milionë paund, në vend të shifrës së përfolur prej 150 milionë paund para Krishtlindjeve.
Arsenali tani po shqyrton mundësinë nëse duhet të veprojë tani apo të presë deri në verë.
Pasi u eliminuan nga FA Cup nga Manchester United të dielën që lamë pas, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, iu përgjigj pyetjeve për mundësinë e nënshkrimit me një sulmues këtë muaj.
“E kuptoj këtë, por i dua më shumë lojtarët e mi, dhe fokusi im është shumë i përqendruar tek ata dhe synojmë të përformojmë në nivelin më të lartë. Kaq, pjesa tjetër nuk është në duart e mia”, kishte deklaruar Arteta.