
Arsenali e do yllin e Interit, gati 120 milionë euro
Arsenal është gati të investojë 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas të Interit, Lautaro Martinez. Transferimi i tij pritet të realizohet në verë.
Ky informacion është konfirmuar nga “fichajes.net”, e cila thekson se mungesa e një sulmuesi është bërë një problem i dukshëm për skuadrën londineze. Edhe pse trajneri Arteta kërkoi përforcime në këtë sektor, ai nuk ka marrë asnjë ndihmë deri tani.
Kontrata e Martinez me Interin zgjat deri në vitin 2029, dhe vlera e tij e tregut është rreth 100 milionë euro, një shumë që Arsenal është i gatshëm ta paguajë. “Topçinjtë” janë të fokusuar në argjentinasin për të zgjidhur problemet e sulmit, pas dëmtimeve të Saka dhe Sterling.