
Arsenali dhe Aston Villa kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Arsenali ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Topçinjtë” barazuan 2:2 me PSV në shtëpi, por ishte më se e mjaftueshme për kualifikim tutje, shkruan Express.
Kjo pasi që në ndeshjen e parë, londinezët triumfuan 1:7.
Në çerekfinale, Arsenali do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Real Madrid, që aktualisht ka shkuar në vazhdime.
Çerekfinalen e ka siguruar edhe Aston Villa që triumfoi 3:0 ndaj Club Brugge.
Në çerekfinale, Aston Villa do të përballet me Paris Saint-Germain.